Sekretari amerikan, Anthony Blinken sot në Tiranë është pyetur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se ky dialog është zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Gjatë prononcimit për media, ai ka treguar edhe për sfidën që kishte pasur sa kishte punuar në departamentin e shtetit, dhe tha se sfida më e madhe atëherë ishte Ballkani, përkatësisht Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
Gjatë pyetjes për dialogun Kosovë-Serbi, Blinken nuk dha shumë detaje, por tha se dialogu është shtegu drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Kur nisa të punoja në departamentin e shtetit sfida ishte Ballkani, Bosnje-Hercegovina, e pastaj Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shikon thellë dhe kush më shumë se Biden. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen. Për këtë arsye jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin me njërit-tjetrin dhe Europë.
Për sa i përket Kosovës dhe Serbisë dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm dhe i duhuri. Duhet të përgëzoj edhe rolin Shqipërisë për rolin në stabilitetin e rajonit dhe integrim. Ky është shtegu në fakt që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne dimë se cila është alternativë dhe duhet të jemi të vendosur për të marr këtë hap këtë shteg për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjnë përpara në këtë shteg.”