Mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari janë në grupin e lojtarëve që vështirë do të përzgjidhen nga Zvicra për Kampionatin Evropian të futbollit.
Kështu ka shkruar të premten gazeta e madhe zvicerane, Blick.
Kjo gazetë ka bërë një analizë për gjasat e lojtarëve që ta përfaqësojnë Zvicrën në Evropianin në Gjermani.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë në grupin e lojtarëve që e kanë të sigurt Evropianin, nëse nuk kanë ndonjë lëndim.
Bislimi e Jashari, së bashku me Andi Zeqirin, janë në grupin e lojtarëve që “do ta kenë të vështirë” të përzgjidhen për Evropian. Në këtë grup janë edhe shumë lojtarë të tjerë.
Bislimi është ftuar së fundi nga Zvicra. Ndërkohë Jashari e Zeqiri ka kohë që nuk ftohen.