Profesori universitar Blerim Reka do të jetë kandidati shqiptar për president, i përkrahur nga opozita shqiptare.
Siç mëson INA kandidimi i tij ka ardhur pas dy takimeve që ka zhvilluar me krerët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, ku është dakorduar që ai të jetë kandidati për president.
Nga dy partitë opozitare megjithatë akoma nuk kanë shpalosur zyrtarisht emra. Opozita shqiptare synon që të fitojë vota duke llogaritur rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale ku ASH fitoi rreth 60 mijë vota, ndërsa Lëvizja BESA mbi 50 mijë, por që më pas u përballë me ndarje.
Profesori Reka një periudhë të gjatë është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës. Ai ishte edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në BE.