Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bjellorusia i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait si anëtarja e 10-të

Bjellorusia i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait si anëtarja e 10-të

Bjellorusia i është bashkuar Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke u bërë vendi i dhjetë anëtarë i bllokut, transmeton Anadolu.

“Bjellorusia për një kohë të shkurtër i ka plotësuar të gjitha procedurat e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit në SCO”, tha presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në fjalimin hyrës në ditën e dytë të seancave të SCO-së në Astana, ku dhe propozoi nënshkrimin e protokolleve përkatëse.

Bjellorusia u bë anëtare dialoguese në SCO në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 u bë shtet vëzhgues.

Organizata SCO u themelua në vitin 2001 në Shangai. Fillimisht ajo përbëhej nga gjashtë vende, respektivisht Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Kina, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Në vitin 2017, India dhe Pakistani iu bashkuan bllokut dhe pastaj në vitin 2023 u bashkua edhe Irani.

Blloku ka dy shtete vëzhguese, Afganistanin dhe Mongolinë, si dhe 14 partnerë dialogues, përfshirë Turqinë.

Exit mobile version