Sot janë nisur për në Kinë një grup biznesmenësh kosovarë të cilët duan të marrin pjesë në panairin më të madh ekonomik në Kinë – “Canton Fair”.
Nisja u bë në mënyrë të organizuar nga operatori turistik UNISA, ku biznesmenët do të shohin nga afër fjalën e fundit të teknologjisë dhe tregut me standardet më të larta. UNISA tashmë po krijon përvojë në drejtimin e biznesmenëve kosovar drejt interesit tregtar në Kinë, duke qenë se kjo është hera e dytë që organizon me sukses këtë udhëtim.
Canton Fair, i cili mbahet në qytetin e madh Guanzhou, ofron ekspozitë dhe oferta për shumë lloje veprimtarish biznesore dhe të shitjes, me fokus si më poshtë:
Pajisje elektrike dhe elektronike shtëpiake, Materiale ndërtimi dhe pajisje fizike, Pajisje tw Makinerisë, Audio-Video Produkte: Home Theatre, VCD, DVD, CD, LD, Mikrofona, Pajisje Karaoke, TV, Kutitë e vendosura, Video Recorders, Regjistrues Tape, Re-lexuesit, Radiot, Megafon, altoparlantë, komunikues personal: Mobil, Pagers, Interphones, PDA, Pajisje elektronike të sigurisë: Vëzhgues, Sirena, Produkte tw Sigurimit Automatik, Detektorë, Produkte Digital Entertainment: MP3, MP4, MD, Gamer Portable Music, kamera dixhitale, etj.
Panairi zgjat nga 15 tetori 2019 deri më 19 tetor 2019, dhe i gjithë aranzhmani, përfshirë dhe asistenca për viza, kryhet nga operatori UNISA.