Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Gjatë fundjavës për herë të parë kapërceu kufirin e 40 mijë dollarëve ndërsa hera e fundit që ishte në këtë nivel ishte Prilli 2022.

Bitcoin po fiton terren ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë arriti në 43 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit Prill 2022 ditën e Marte.

Çmimi i Bitcoin u ngjit me afro 4 përqind në 43,478 dollarë sipas Coin Metrics duke fituar më shumë terren krahasuar me një ditë më parë dhe ndërsa entuziasmi për ETF-të Bitcoin në SHBA po shtohen.

Fitimet e vlerës së ditës së Marte e dërgojnë Bitcoin 160 përqind më lart që nga niveli më i ulët i 2023. Ether u rrit me 1.6 përqind në 2,263 dollarë, një rritje me 88 përqind për 2023.

Në javët e fundit kriptomonedha më e madhe në botë po prek rekorde të reja vjetore. Gjatë fundjavës për herë të parë kapërceu kufirin e 40 mijë dollarëve ndërsa hera e fundit që ishte në këtë nivel ishte Prilli 2022.

Optimizmi rreth aprovimit të mundshëm të një ETF-je Bitcoin në SHBA ka qenë forca kryesore shtytëse e vlerës së kriptomonedhës. Ekziston një konsensus i gjerë se ETF-të Bitcoin do të marrin dritën jeshile në 2024 nga autoritetet Amerikane. /