Ballina Arritje Teknologji Bitcoin tërhiqet drejt 60,000 dollarëve

Bitcoin tërhiqet drejt 60,000 dollarëve

Javën e kaluar kriptomonedha humbi më shumë se 10 përqind të vlerës. Të gjitha kriptomonedhat e tjera ranë së bashku me Bitcoin.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë ra me më shumë se 6 përqind ditën e Hënë ndërsa aktualisht këmbehet me 60,016 dollarë sipas CoinMarketCap.

Është niveli më i ulët prej mëse një muaji dhe vlera e sotme është 17 përqind më poshtë sesa rekordi i vendosur në muajin Mars.

Javën e kaluar kriptomonedha humbi më shumë se 10 përqind të vlerës. Të gjitha kriptomonedhat e tjera ranë së bashku me Bitcoin.

Ether humbi 5 përqind të vlerës ndërsa kriptomonedha e lidhur me kontratat inteligjente Solana humbi 3 përqind të vlerës. XRP ra me 2 përqind ndërsa Dogecoin me 5 përqind.

Javën e kaluar analistët sugjeruan se Bitcoin mund të tërhiqej poshtë 60,000 dollarëshit pasi humbi mbështetjen e nivelit 65,800 dollarë. Të dhënat tregojnë se investitorët kanë reduktuar bitcoinët që kanë pasur në pronësi që kur kriptomondha arriti 70 mijë dollarë në fund të muajit Maj dhe ende nuk kanë filluar ta riblejnë.

Përgjatë muajit Bitcoin ka humbur 10 përqind të vlerës. Në fillim të Qershorit për pak momente preku nivelin 71,000 dollarë por që atëherë ka qenë në tërheqje. Kujtojmë se vlera rekord e arritur është 73,797.68 dollarë.

Exit mobile version