Analistët besojnë se rritja e fundit vjen pasi investitorët po blejnë pas bllokimit të bitcoin në Kinë.
Bitcoin shënoi një rritje të shpejtë ditën e Premte prej 9% duke u tregtuar me 47,308 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap dhe është nivelin më i lartë i 12 ditëve të fundit.
Monedhat e vogla si ether dhe XRP kanë për tedencë të reagojnë ndaj luhatjes së çmimit të bitcoin dhe si rezultat u rritën me 7% dhe 5% respektivisht.
Analistët besojnë se rritja e fundit vjen pasi investitorët po blejnë pas bllokimit të bitcoin në Kinë. Më 24 Shtator Kina intensifikoi bllokimin duke ndaluar jo vetëm gërmimin por edhe tregtimin e kriptomonedhave.
Kështu shumë investitorë po përpiqeshin të shfrytëzonin rastin me përdoruesit Kinezë të cilët po kërkonin të shisnin sa më parë kriptomonedhat e tyre.
Pavarësisht se pati një rënie në Shtator, në tërësi përgjatë 3 muajve të fundit është rritur me 25% por kishte një rënie 41% tre mujorin Prill-Qershor. /PCWorld Albanian