Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Themeluesi dhe CEO i firmës së investimit në kripto Asymmetric, Joe McCann, tha se ka adoptuar një strategji të rënies së bitcoin në një periudhë afatshkutër por të rritjes për një periudhë afatgjatë.

Bitcoin është nën presion afatshkurtër ndërsa kushtet makroekonomike së bashku me sentimentin po pengojnë trendin e rritjes që nisi prej muajit Nëntor.

Pavarësisht se arriti rekordin e 108 mijë dollarë në Dhjetor, Bitcoin ka humbur terren pasi dollari Amerikan u forcua, luhatja e kriptomonedhës u shtua dhe tregtuesit janë më të matur.

Themeluesi dhe CEO i firmës së investimit në kripto Asymmetric, Joe McCann, tha se ka adoptuar një strategji të rënies së bitcoin në një periudhë afatshkutër por të rritjes për një periudhë afatgjatë.

Ai vuri theksin tek sinjalet e tregut, përfshirë konferencën për mediat të Rezervës Federale më 18 Dhjetor dhe lëvizjes së Indekstit të Luhatjes (VIX).

Në të njëjtën ditë që Rezerva Federale Amerikane shkurtoi interesat me 25 pikë, Indeksi i Dollarit (DXY) u forcua në mënyrë të papritur duke thyer nivelet disa vjeçare të rezistencës.

“Konceptualisht, një gjë e tillë nuk ka kuptim,” shkruante McCann në rrjetin social Twitter duke thënë se dollari dobësohet në skenarë të tilla.

Duke parë përpara, analistët sugjerojnë se rrugëtimi i Bitcoin do të mbetet e lidhur me kushte më të gjera makroekonomike, duke përfshirë politikën e Rezervës Federale dhe performancën e dollarit amerikan.