Bitcoin ngjitet përsëri mbi 100 mijë dollarë

Për herë të parë kriptomonedha arriti 100 mijë dollarë javën e kaluar ndërsa prekur nivelin rekord prej 103,900 dollarë.

Bitcoin u ngjit përsëri mbi 100 mijë dollarë ditën e Mërkure duke marrë me vete edhe shumë altcoin pasi të njëjtën ditë u raportua se inflacioni në SHBA po rritej përsëri.

Kriptomonedha më e madhe në botë u ngjit deri në 101,819 dollarë sipas CoinMarketCap ndërsa në këto momente që shkruajmë tregtohet me 100,902 dollarë.

Bitcoin ra deri në 95 mijë dollarë ditën e Marte duke nisur një valë likuidimesh të pozicioneve Long dhe Short por gradualisht rikuperoi terrenin e humbur ditën e djeshme.

Për herë të parë kriptomonedha arriti 100 mijë dollarë javën e kaluar ndërsa prekur nivelin rekord prej 103,900 dollarë.

Ekspertët besojnë se autoritetet federale do të shkurtojnë interesat përsëri muajin e ardhshëm ndërsa inflacioni është nën kontroll. Bitcoin dhe mbarë kriptomonedhat kanë performuar mirë kur interesat kanë qenë të ulëta ndërsa uria e investitorëve për asete me risk të lartë shtohej.

Në tregun e kriptomonedhave alternative, altcoin, XRP u rrit me 17 përqind në 2.44 dollarë. Gjatë ditës së Marte ra nën 2 dollarë. Dogecoin, kriptomonedha e 7-të më e madhe në botë dhe aseti dixhital i preferuar i Musk u rrit me 9 përqind në 0.415 dollarë. Rivali i saj Shiba Inu u rrit me 13 përqind.

Solana është rritur me 8 përqind në 230 dollarë ndërsa Cardano kërceu me 13 përqind në 1.09 dollarë. Investime rekord janë parë në ETF-të Bitcoin në SHBA duke prekur vlerën 3.85 miliardë dollarë.