Bitcoin ngjitet mbi 50 mijë dollarë ndërsa El Salvador përgatitet ta adoptojë si monedhë zyrtare

Women buy at a store at El Zonte Beach in Chiltiupan, El Salvador June 10, 2021. Picture taken June 10, 2021. REUTERS/Jose Cabezas

Bitcoin u rrit në 52 mijë dollarë ditën e Hënë, niveli më i lartë që prej muajit Maj.

Një lëvizje në rritje në median social i bën thirrje njerëzve të blejnë sasi të vogla bitcoin si mbështetje ndaj planit të El Salvadorit për ta bërë monedhë zyrtare.

Përdoruesit në platforma si Twitter dhe Reddit po diskutojnë planet për të blerë 30 dollarë në bitcoin më 7 Shtator, ditën kur ligji i ri i bitcoin hyn në fuqi në El Salvador.

Rritja e koordinuar e vlerës së bitcoin ngjan me fushatën e kaluar të aksioneve të GameStop. El Salvador ka filluar instalimin e ATM të bitcoin kudo në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të konversojnë dollarët e tyre Amerikanë në bitcoin ndërsa qeveria ka krijuar një fond prej 150 milionë dollarësh për të mbështetur konvertimet.

Qytetarët e El Salvadorit do të mund të shkarkojnë portofolin dixhital shtetëror, të vendosin numrin e tyre ID dhe të fitojnë 30 dollarë në bitcoin. Kripomonedha ka pasur një javë shumë pozitive.

Bitcoin u rrit në 52 mijë dollarë ditën e Hënë, niveli më i lartë që prej muajit Maj. /PCWorld Albanian