Bitcoin mund të arrijë në 2.9 milionë dollarë në 2050

Gjithashtu ndryshimi i mundshëm i pushtetit në SHBA apo interesi i shtuar i investitorëve në ETF-të Ethereum kanë luajtur rolin e tyre në luhatjen e këtij tregu.

Tregu i kriptoaseteve ndaloi të Enjten një rënie disa ditore me dy prej aseteve më popullore si Bitcoin dhe Ethereum të cilët fituan terren.

Përgjatë 24 orëve të fundit Bitcoin është rritur me 4.5 përqind në afro 67 mijë dollarë ndërsa Ethereum me 2.1 përqind në 3,250 dollarë.

Kriptomonedhat ranë ndjeshëm ditën e Mërkure përballë një likuidimi të madh që po ndodhte në treg. Edhe pse ky i fundit ka treguar shenja qëndrueshmërie, investitorët kanë filluar të bëjnë llogaritë mes rrezikut dhe mundësisë.

Gjithashtu ndryshimi i mundshëm i pushtetit në SHBA apo interesi i shtuar i investitorëve në ETF-të Ethereum kanë luajtur rolin e tyre në luhatjen e këtij tregu.

Duke komentuar për rënie në 53,000 dollarë të Bitcoin më 5 Korrik, platforma analitike Glassnode tha se ringjallja e asetit në gjysmën e dytë të muajit ishte i fortë duke ju dhënë tregtuesve afatshkurtër fitime të paparashikuara.

Glassnode i konsideron tregtues afatshkurtër ata individë apo entitete që mbajnë një aset për më pak se 6 muaj. Rikuperimi i tregut ditën e Enjte erdhi ndërsa u shtuan të hyrat në ETF-të Ethereum në një total prej 285 milionë dollarë në vetëm dy ditë.

ETF-të Ethereum ishin live për tregtim në SHBA që prej ditës së Hënë. Ndërkaq ditën e Marte firma e investimit VanEck ofroi projektimet e saj për Bitcoin duke thënë se aseti mund të arrijë në 2.9 milionë dollarë deri më 2050.