Ballina Arritje Teknologji Bitcoin konsolidohet duke sugjeruar një rritje të fortë

Bitcoin konsolidohet duke sugjeruar një rritje të fortë

Çmimi është rritur në Shtator nga niveli më i ulët prej 52,546 dollarë në 65 mijë dollarë. Një ngjitje mbi 64,730 dollarë do të shkaktonte një lëvizje të madhe të kapërcimit mbi 65,000 dollarë.

Bitcoin aktualisht po tregtohet me 63,554 dollarë pas një luhatje 24 orësh në nivelin 62,749 dhe 64,687 dollarë. Indikatorët kyç teknik tregojnë sinjale të ndryshime me konsolidimin që erdhi pasi kriptomonedha më e madhe në botë preku nivelin e mbështetjes prej 64,730 dollarësh.

Tregtarët po ndjekin me kujdes mundësi hyrjeje në treg përballë një paqartësie. Në grafikun 1-orësh Bitcoin tregon shenja tërheqjeje në nivelin 63,500 dollarë pasi ju refuzuar kapërcimi i 64,730 dollarëve.

Rënia e volumit dhe dobësimi i momentit bullish, tregtarët duhet të ndjekin mbështetjen në nivelin 62,500 dollarë. Grafiku 4-orësh reflekton një sjellje të ngjashme me bitcoin që po konsolidohet në 63,500 dollarë dhe 64,000 dollarë pas një rritje mbi 59,000 dollarë.

Ndërsa volumi i lartë i blerjes dërgoi bitcoin në 64,000 dollarë, volumi i fundit tregon dobësim të interesit të blerjes. Në grafikët ditor vihet re një nivel mbështetjeje mes 60,000 dhe 61,000 dollarë.

Çmimi është rritur në Shtator nga niveli më i ulët prej 52,546 dollarë në 65 mijë dollarë. Një ngjitje mbi 64,730 dollarë do të shkaktonte një lëvizje të madhe të kapërcimit mbi 65,000 dollarë.

Megjithatë, rënia e vëllimit ditor që nga mesi i shtatorit lë të kuptohet për shterimin e mundshëm të presionit të blerjes.

Së fundi lëvizjet mesatare (MA) sugjerojnë një mbështetje të fortë për rritje. MA 10, 20, 50 dhe 100 së bashku me EMA dhe SMA japin sinjale optimizmi. I vetmi përjashtim është SMA 200 e cila sugjeron një sinjal shitjeje në 63,922 dollarë.

Verdikti

Nëse Bitcoin thyen rezistencën 64,730 dollarë, mund ti hapë rrugë rritjeve të reja për të kapërcyer 65,000 dhe më tutje. Nëse tregu fiton moment dhe volumi i blerjes rritet, bitcoin mund të vijojë në një trajektore bullish.

Një dështim për të thyer rezistencën 64,730 dollarë shoqëruar nga rënia e volumit sugjeron një tërheqje afatshkurtër. Nëse bitcoin bie nën 62,500 dollarë, atëherë mund të shohim rënie drejt 60,000-61,000 dollarë.

Exit mobile version