Tesla ka planifikuar të shesë makinat në këmbimit të bitcoin. Menjëherë nisën spekulime se kompani të tjera mund të pranonin bitcoin për shitblerje.
Çmimet e Bitcoin u rritën me shpejtësi gjatë fundjavës duke kapërcyer 60 mijë dollarët ditën e Shtune, pak javë përpara se të arriten 50 mijë dollarë. Aktualisht në këto momente që shkruajmë bitcoin këmbehet me 60,115 dollarë në bursën e BitStamp.
Në Janar bitcoin u ngjit mbi nivelet e 30 mijë e më pas 40 mijë dollarë në pak ditë. Vlera totale e bitcoin në qarkullim përllogaritet në 1 trilionë dollarë.
Këtë vit çmimi është dyfishuar. Në 31 Dhjetor 1 bitcoin këmbehej me 28,987 dollarë ndërsa gjatë shkurtiti investimi i Tesla prej 1.5 miliardë dollarë e dërguan kriptomonedhën në vlera rekord.
Madje Tesla ka planifikuar të shesë makinat në këmbimit të bitcoin. Menjëherë nisën spekulime se kompani të tjera mund të pranonin bitcoin për shitblerje.
Gjigantët e pagesave si Square dhe PayPal lejojnë përdoruesit të blejnë dhe shesin bitcoin. Visa dhe MasterCard gjithashtu po përqafojnë kriptomonedhat.
Frika nga rritja e inflacionit pas një stimuli financiar prej 1.9 trilionë dollarë miratuar nga administrata Biden kanë ndikuar në rritjen e çmimit të bitcoin gjithashtu.