Arsyeja e kësaj rënie është e paqartë ndërsa analistët besojnë se është nxitur nga sentimenti i përfitimit.
Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera ranë ndjeshëm ditën e Marte nga rekordet e shënuara më herët. Bitcoin ra drejt 60 mijë dollarëve mëngjesin e sotëm sipas të dhënave të CoinDesk.
Megjithatë rifitoi disa humbje dhe aktualisht po këmbehet me 60,957 dollarë. Ether nga ana tjetër ra me 8% në 4,305 dollarë në këto momente që shkruajmë.
Arsyeja e kësaj rënie është e paqartë ndërsa analistët besojnë se është nxitur nga sentimenti i përfitimit.
Që prej muajit Qershor vlera e bitcoin është dyfishuar nisur edhe nga adoptimi i gjerë i kriptomonedhave me lançimin e kontratave futures në bitcoin.
Ditën e djeshme kriptomonedha kaloi nëpër një përditësim quajtur Taproot që i krijon mundësi ekzekutimit të transaksioneve më komplekse dhe rrit privatësinë. /PCWorld Albanian