Bitcoin bie nën 90 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit Nëntor

Tregjet ranë ditën e Premte në SHBA ndërsa autoritetet raportuan 256 mijë vende të reja pune, dukshëm më lart sesa 160 mijë vendet e punës së ekonomistët parashikonin.

Çmimi i Bitcoin ra në nivelin më të ulët të 5 javëve të fundit ditën e sotme ndërsa tregjet po i përgjigjen politikave më shtrënguese monetare të Rezervës Federale.

Bitcoin ra deri në 89,900 dollarë ditën e Hënë, duke rënë për herë të parë nën 90 mijë dollarë që prej mesit të Nëntorit. Dhe ka kaluar thuajse një muaj që kur Bitcoin vendosi një rekord të ri prej 108 mijë dollarësh ndërsa javën e kaluar përsëri u rikthyer mbi nivelin e 100 mijë dollarëve.

Tregjet ranë ditën e Premte në SHBA ndërsa autoritetet raportuan 256 mijë vende të reja pune, dukshëm më lart sesa 160 mijë vendet e punës së ekonomistët parashikonin.

Si rezultat një treg i qëndrueshëm punësimi ka bërë që autoritetet federale të mendojnë për reduktim të lëvizjeve për uljen e interesave që nisën që prej muajit Shtator të 2024.

Ulja e interesave është një trend që ka shkuar historikisht në mbështetje të aseteve me risk të lartë si aksionet dhe kriptomonedhat. Në të njëjtën kohë ato kontribuojnë në inflacion më të lartë dhe shpenzim i shtuar.