Bitcoin bie nën 58 mijë dollarë

Bitcoin ra me 2 përqind në 57,843 dollarë, niveli më i ulët që prej datës 2 Maj dhe ka humbur mëse 6 përqind të vlerës këtë javë.

Bitcoin ra në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit ditën e Enjte duke vijuar rënien e cila ka nisur prej disa ditësh ndërsa paqartësitë e krijuara nga zgjedhjet presidenciale Amerikane dhe raportimet e një furnizimi me bitcoin nga ish-bursa famëkeqe Mt.Gox, kanë shtuar presionin mbi kriptomonedhën.

Bitcoin ra me 2 përqind në 57,843 dollarë, niveli më i ulët që prej datës 2 Maj dhe ka humbur mëse 6 përqind të vlerës këtë javë.

Kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë nën presion muajt e fundit ndërsa këtë javë rënia u përshpejtua pas debatit të parë presidencial mes Joe Biden dhe Donald Trump i cili la të kuptohej një ndërrim pushteti në SHBA.

Bitcoin e filloi 2024 fuqishëm pas lançimit të ETF-ve duke e dërguar në vlerën rekord prej 73,803 dollarë në mesin e muajit Mars me investitorët të cilët u sulën të gjithë drejt kriptomonedhës.

Por që atëherë Bitcoin ka humbur 21 përqind të vlerës. Analistët gjithashtu drejtuan gishtin nga raportimet se Mt.Gox ka filluar të ripaguajë kreditorët e saj, një sinjal se këta të fundit mund të jenë duke konvertuar bitcoinët në para.

Ether, një tjetër kriptomonedhë e madhe, ra në 3,213 dollarë, ose 22 përqind më poshtë se rekordi i muajit Mars.