Aksionet Amerikane në Nasdaq 100 dhe S&P 500 ranë me 3.5 përqind ditën e Marte duke nisur kështu një Shtator që historikisht ka qenë me rënie.
Bitcoin ra në nivelin më të ulët që prej muajit Gusht në orët e para të së Mërkurës pasi tregjet Amerikane dhe Aziatike ranë me 10 përqind.
BTC për pak momente ra në 55,500 dollarë, niveli më i ulët që prej datës 8 Gusht duke humbur të gjitha fitimet e gjenerata në muajin e kaluar.
Kriptomonedhat e tjera ranë gjithashtu si Solana apo Ethereum me 7 përqind.
Aksionet Amerikane në Nasdaq 100 dhe S&P 500 ranë me 3.5 përqind ditën e Marte duke nisur kështu një Shtator që historikisht ka qenë me rënie.
Kjo frikë u përhap në tregjet Aziatike ndërsa Nikkei i Japonisë ra me 4 përqind në orët e para të hapjes së tregtimit. E gjitha kjo ngjalli panik pas kolapsit të tregjeve shkaktuar nga rritja e interesave nga Banka Qendrore e Japonisë në fillim të muajit Gusht.
Indeksi i Prodhimit matur nga Instituti për Menaxhimin e Furnizimit në SHBA ra për muajin e pestë me radhë pas një rritje të vogël në Korrik por qëndron nën nivelin 50. Ky indeks shërben si një indikator i aktivitetit ekonomik në sektorin prodhues në SHBA dhe është sinjal i drejtim që merr ekonomia në tërësi.