Ballina Arritje Teknologji Bitcoin bie nën 54 mijë dollarë, analistët të frikësuar se më e...

Bitcoin bie nën 54 mijë dollarë, analistët të frikësuar se më e keqja është përpara.

Aktualisht Bitcoin këmbehet me 55,253 dollarë, një rikuperim i vogël sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Bitcoin ra në 53,600 dollarë në Coinbase më 5 Korrik, hera e parë që aseti tregtohet në këtë nivel që prej muajit Shkurt, dhe analistët janë të frikësuar se më e keqja është përpara.

Aktualisht Bitcoin këmbehet me 55,253 dollarë, një rikuperim i vogël sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Analistët janë të frikësuar se kthimi i Bitcoin nga Mt.Gox tek kreditorët e saj do të shihte rreth 8 miliardë dollarë BTC të hidhen në qarkullim.

Pas kësaj rënies së papritur, analistët presin të shohin përkeqësim të çmimit të Bitcoin në ditët në vijim. Në javët në vijim ata parashikojnë rënie deri në 50,000 dollarë duke nisur një valë shitjesh nëse humbet ky nivel mbështetjeje.

Megjithatë në të ardhmen afatgjatë Bitcoin mbetet një aset që josh dhe premtues. Pranimi i ETF-ve në Janar dhe më pas i ETF-ve të Ethereum në Korrik nga autoritetet Amerikane, ka krijuar një sentiment pozitiv rreth kriptomonedhave.

Exit mobile version