Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi ka treguar disa të dhëna nga sondazhet e brendshme që ka Vetëvendosje.
“LDK në bazë të sondazheve tash ka 18 deputetë. Mirëpo LDK në sondazhe del gjithmonë më mirë në sondazhe se në zgjedhje. PDK ka pak më pak deputetë se LDK-ja ën bazë të sondazheve. Vetëvendosje për shkak të politikave të këqija qeveritare të LDK-së i ka 55 deputetë”, ka thënë Bislimi në “Debat Plus”.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse LDK apo PDK pas zgjedhjeve të ardhshme do të refuzonin të qëndronin në Kuvend në momentin kur të votohej presidenti, Vetëvendosje do të fitonte mbi 61 deputetë.
Bislimi ka bërë edhe disa krahasime në shëndetësi kur ministra ishin Arben Vitia dhe Armend Zemaj.
Ai ka thënë se numri i të vdekurve dhe të infektuarve në kohën e Vitisë ishin mijëra fish më pak se në periudhën e njëjtë që ka menagjuar Zemaj.