Ballina Lajmet Kosovë Bislimi i përgjigjet Vuçiqit për energjinë elektrike: Nё emёr tё Kosovёs negocion...

Bislimi i përgjigjet Vuçiqit për energjinë elektrike: Nё emёr tё Kosovёs negocion vetёm Qeveria

Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit.

Kështu ka paralajmëruar zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një shënimi në Facebook.

Bislimi këtë problem e ka adresuar te qeverisjet e kaluara.

“Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”.

Duke iu referuar deklaratave të fundit në lidhje me zhvillimet në veri sa i përket furnizimit me energji elektrike, Bislimi ka thënë se me Serbinë për energji asgjë nuk do të ndryshojë nga ajo që është arritur në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015”.

Ai ka thënë se në emër të Kosovës negocion vetëm Qeveria, derisa sipas tij takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka pasur karakter teknik.

“Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”.

“Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs”, ka vazhduar Bislimi.

Bislimi thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë fushata dezinformimi që sipas tij qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit.

“Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar”, ka shkruar tutje Bislimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit.

Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja palët kishin arritur më 2013 një marrëveshje për energjetikën. Por, ajo nuk është zbatuar deri më tani.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Exit mobile version