Biskotat në formë ylli janë biskota të shijshme dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur. Ideale për mëngjes ose si një meze e ëmbël për të gjithë familjen.
Një recetë që kërkon vetëm pak përbërës si miell, gjalpë, sheqer pluhur dhe vezë. E veçanta e saj është përdorimi i të verdhës të zier brenda brumit, e cila do t’u japë këtyre ëmbëlsirave një konsistencë unike. Të calt ju mund t’i shërbeni duke i shoqëruar me çaj, kafe ose lëngje frutash.
Përbërësit
- 250 g miell
- 150 g gjalpë
- 75 g sheqer pluhur
- 3 të verdha veze
- Lëkurë limoni për shije
Përgatitja
Filloni duke zier vezët. Ndërkohë që vezët ziejnë vazhdoni me përgatitjen e biskotave duke përzier miellin me sheqerin pluhur.
Shtoni aty gjalpin e prerë në kubikë. Hidhni lëkurën e grirë të një limoni dhe më pas përziejeni masën me dorë, derisa përbërësit të bashkohen dhe të përftoni brumin e biskotave.
Pasi vezët të kenë zier dhe të jenë ftohur, hiqni prej tyre të verdhat dhe shtypini ato me një pirun.
Pas kësaj, shtojini vezët tek masa e brumit.
Lëreni brumin të pushojë në frigorifer për të paktën 20 minuta.
Pas kësaj kohe, hapeni brumin në një sipërfaqe të lyer me miell, dhe formoni një petë rreth 1 cm të trashë.
Me një formë ylli, prisni nga kjo masë 30 deri në 40 biskota.
Vendosini biskotat në një tavë të veshur me letër pjekjeje dhe piqini në 170°C për 20 minuta.
Hiqini biskotat nga furra dhe lërini të ftohen.
Në fund spërkatini me sheqer pluhur dhe shijojini së bashku me të dashurit tuaj.