Biskota të shkrifëta me gjalpë

Biskotat me gjalpë janë ndër ëmbëlsirat më të lehta dhe të shijshme që mund të përgatisni.
Këto biskota do të përshtaten me çdo përbërës që do t’i shoqëroni duke filluar që nga çokollata, reçeli apo çaji.
Ju mund të zgjidhni t’i konsumoni edhe ashtu siç janë të sapo bëra dhe do t’ju dhurojnë një ëmbëlsi fantastike.

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 vezë
  • Gjysmë luge maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë esencë vanilje
  • kripë

Përgatitja

Përgatitjen e biskotave duke zgjedhur një enë të madhe.
Hidhni në të gjalpin e prerë në kubikë të vegjël dhe shtoni sheqerin, sigurohuni që gjalpi të jetë në temperaturë ambienti teksa e bëni këtë.
Me ndihmën e një piruni filloni t’i përzieni këta dy përbërës derisa ata të përzihen me njëri tjetrin.
Shtoni edhe vezën bashkë me esencën e vaniljes në enë dhe trazojini pak.
Më pas, pak nga pak shtoni miellin, majanë e ëmbëlsirave dhe pak kripë për balancim të shijes.
Vazhdoni t’a punoni brumin derisa të keni arritur një masë kompakte dhe të mbledhur.
Më pas futeni në frigorifer për 30 minuta duke e mbuluar me një copëz të hollë apo qese kuzhine.
Nxirreni nga frigoriferi dhe me ndihmën e një petësi hapni një petë të madhe me trashësi deri në 5 milimetra.
Pasi ta keni bërë këtë, pritini biskotat në formë rrethore apo në formën tuaj të preferuar.
Vendosini njëra pas tjetrës në një tepsi të shtruar me letër pjekje.
Lërini të piqen në temperaturën 180 gradë për 10-12 minuta, derisa të marin ngjyrë të artë.
Nëse do t’ju teprojë brumë edhe pasi të piqni tepsinë e parë mund të piqni edhe dy tepsi njëra pas tjetrës.
Pasi të gjitha biskotat të jenë pjekur lërini të ftohen pak dhe shërbejini sipas dëshirës.
Për më shumë shije, kësaj recete mund t’i shtoni edhe përbërës të tjerë sipas preferencës, arra apo bajame të thërmuara, copëza çokollate etj.