Ballina Kuzhinë Biskota të shijshme me lajthi

Biskota të shijshme me lajthi

Kjo recetë u përgatit nga Chocolatier

Përbërësit: • 150 g gjalpë • 1 vezë • 250 g miell • 50 g sheqer • 50 g sheqer kaf• 2 lugë sheqer pluhur • 1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash • 1 majë luge çaji sodë buke • 1 bustinë me vanilje • lajthi.

Përgatitja: Në një enë të thellë shtojmë gjalpin bashkë me sheqerin. Më pas hedhim vezën dhe shtojmë pak nga pak miellin e përzier me fryrësin, vaniljen dhe sodën. E pęrziejmë masën me një pirun derisa të formohet brumi i biskotave. E lëmë brumin të pushojë në frigorifer për 1-2 orë. I presim në format që duam duke vendosur lajthitë në mes. Përziejmë sheqerin pluhur me 1 lugë gjelle sheqer kaf dhe i lyejmë biskotat nga jashtë. I pjekim për 15-20 min në 220 gradë. Ju bëftë mirë! dhe në këtë mënyrë biskotat janë gati.

Exit mobile version