Ballina Kuzhinë Biskota të shëndetshme nga bananet dhe lajthitë

Biskota të shëndetshme nga bananet dhe lajthitë

Biskota më të mira të cilat mund t’ia jepni edhe fëmijëve janë ato të cilat i gatuani vetë nga përbërësit e zgjedhur…

Përbërësit:

– 100 g miell integral,
– 85 g lajthi të bluara,
– 85 gramë kokrra të thërrmuara tërshëre,
– 70 g mjaltë,
– 2 lugë kakao,
– 1 banane të pjekur,
– 1 të bardhë të vezës,
– 4–5 lugë lëng portokalli,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 lugë ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, lajthitë dhe grimcat e kokrrave të tërshërës.

Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë, të bardhët e vezës dhe lëngun e portokallit.

Treteni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur.

Shtoni përbërësit e njomë dhe të thatë dhe përzieni derisa të përftoni tretje të njëtrajtshme.

Me lugë nxirrni tretjen dhe bëni topa të mëdhenj dhe vendosni në tepsi të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje dhe shtypni pak që të sheshohen.

Piqni në furrën e nxehtë 10 – 15 minuta

Exit mobile version