Biskota të kripura me Borzilok

Përbërësit

160g miell

100g djathë kaçkavall i grirë

20g borzilok

110g gjalpë i ftohtë

1 vezë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë duhet të filloni me përgatitjen e borzilokut.

Në një enë qelqi hidhni gjethet e borzilokut dhe vezët dhe mundohuni t’i bluani me grirësin elektrik.

Pas 2-3 minutash do të krijohet një pastë e plotë e cila do t’ju duhet gjatë përgatitjes së brumit të biskotave.

Ndërkohë ju sugjerojm që në një tas të madh të hidhni miellin dhe më pas të shtoni djathin kaçkavall.

Gjalpi për këtë recetë duhet i ftohtë, mjafton ta keni prerë në kubikë të vegjël dhe ta hidhni tek tasi.