Biskota pa pjekje – Recetë e shpejtë me embëlsi të lehtë

Biskotat gjithmonë prezente dhe të shijshme për çdo person të familjes.

Biskotat mund t’i shoqëroni me çdo gjë dhe në çdo kohë të ditës.

Janë ëmbëlsira ideale dhe e shpejtë për t’ju ëmbëlsuar mëngjeset, pasditet apo darkat.

Nuk ka asgjë më të mirë se përgatitja e tyre në mënyrë të shëndetëshme në shtëpi.

Sot AgroWeb.org ju sygjeron recetën e shpejtë të biskotave që mund ta përgatisni në shtëpi.
Përbërësit

250 gr sheqer
64 gr gjalpë ose margarinë
120 ml qumësht
3 lugë gjelle pluhur kakao
400 gr tërshërë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Në një enë përzieni sheqerin, gjalpin e shkrirë osë margarinën derisa masa të bëhet kremoze.

Më pas shtoni qumështin dhe vazhdoni me përzierjen.

Për të përshpejtuar proçesin mund ta vendosni masën e përfituar në zjarr për 1 minutë duke e përzier.

Në të kundërt vazhdoni ta përzieni masën për disa minuta derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Më pas shtoni kakaon dhe tërshërën dhe vaniljen sipas dëshirës.

Formoni forma të vogla rrethore dhe vendosini në një enë të cilën lëreni për 1-2 orë në frigorifer.

Më pas mund t’i shijoni sipas dëshirës.