Biskotat shkojnë me çdo gje, qumësht, çaj, kafe, lëng frutash e çdo gjë tjetër që mund t’ju vijë ndër mend.
Të shijshme në mëngjes, pasdite apo mbrëmje e të dashura për të gjithë familjen
Përbërësit për 18 biskota
- 50 gr sheqer kaf
- 50 gr xhinxher i freskët
- 125 gr gjalpë
- 65 gr sheqer
- 1 e verdhë veze
- 360 gr miell
- Lëkurë limoni e grirë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ju këshillon që të filloni me pastrimin dhe qërimin e xhinxherit të freskët.
Më pas priteni atë në copëza të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me sheqerin kaq dhe vetëm 50 gr miell.
Përziejini të gjithë këta përbërës me shpejtësi derisa të formohet një masë e shkrifët e njëtrajtëshme dhe hidheni të gjithën në një enë të thellë.
Shtoni tek ena gjalpin e prerë në kubikë e në temperaturë ambienti, bashkë pak lëkurën të grirë limoni dhe sheqerin.
Përzieni çdo gjë me anë të një luge ose sptule derisa të formoni një masë homogjene në formën e brumit.
Më pas hidhni aty të verdhën e vezës, dhe miellin e mbetur për ta punuar më pas të gjithë masën me duar.
Formoni miellin e zakonshëm, të mbledhur e pa kokrriza.
Vendoseni në një tavolinë pune të spërkatur me pak miell dhe jepini formë rrethore me duar.
Mbështilleni me një qese kuzhine, futeni në frigorifer për 1 orë e më pas vendoseni sërish në tavlinën e punës për ta hapur me një petës.
Hapni një petë mestare me 2-3 cm trashësi dhe jepini forma rrethore biskotave tuaja ose sipas dëshirës tuaj.
Vendosini sërish në frigorifer për 10-15 minuta në mënyrë që të ruajnë formën gjatë pjekjes e më pas vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë.
Lërini ato të piqen në furrë të papangrohur për 25-30 minuta në temperaturën 180 gradë.
Kur të kenë marrë gnjyrë të artë janë gati për tu shijuar.