Biskota me Tre Përbërës – Gati në Vetëm 10 Minuta

Rastet kur ju duhet një recetë e shpejtë si për të kënaqur nepsin tuaj apo atë të fëmijëve e të afërmve me siguri nuk janë të pakta.

Kjo ndodh më shpesh me ëmbëlsirat të cilat takonisht kërkojnë përkujdesje dhe kohë të përgatiten.

Megjithatë ky rregull nuk vlen për të gjitha recetat e ëmbla.

Sot AgroWeb.org ju tregon sekretin e biskotave qe përgatiten thuajse në 10 minuta.

Plot shije, çokollatë dhe të ngrohta provoni recetën tonë të biskotave me çokokrem.

Do ju duhen vetëm tre përbërës gjithsej ndaj provojini t’i shijoni menjëherë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 370 gr çokorem
  • 64 gr miell
  • 2 vezë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetëe AgroWeb ju këshillon të ndinzni furrën në temperaturën 180-190 gradë C.

Më pas në një enë të thellë shtoni çokokremin bashkë me miellin dhe vezët.

Çokokremin mund ta blini ose ta përgatisni edhe atë sa më natyral në shtëpi, për të marrë recetën klikoni këtu.

Vazhdoni duke i përzier mirëtë gjithë përbërësit me anë të një luge druri derisa të formoni një masë të trrashë.

Sigurohuni që kjo masë të jetë pa kokrriza dhe pa bulëza ajri, pra sa më homogjene.

Përgatisni një tavë mesatare pjekje, shtrojeni me letër furre dhe me një lugë të zakonshme vendosni në formë rrethore pak nga brumi i biskotave.

Vendosini rreth 5 cm larg nga njëra tjetra të gjitha biskotat tuaja derisa brumi të ketë mbaruar.

Sipas dëshirës shtoni pak kripë sipër tyre nëse ju pëlqen një shije pak me e veçantë dhe e balancuar.

Futini të piqen në furrë të ngrohtë në temperaturën 190 gradë për 7-9 minuta.

Kur të kenë formuar koren sipër tyre do të jenë gati për tu shijuar.

Shoqërojini me një gotë qumësht të ftohtë ose ruajini të mbyllura në frigorifer.