Ditët e fundit nuk janë të lehta për askënd, kështu që Papare ka vendosur t’ju ëmbëlsojë paksa me këtë ëmbëlsirë të thjeshtë dhe të shpejtë.
PËRBËRËSIT: 2 vezë, 80 g sheqer, 50 ml qumësht, 60 g gjalpë i tretur, lëkurë limoni, 280 g miell, 1/2 fryrës keku, 2 mollë (të prera në feta të holla) dhe reçel sipas dëshirës.
PËRGATITJA: Rrihni në tas vezët me sheqerin, shtoni qumështin, lëkurën e limonit edhe gjalpin e tretur. Sapo të bëhet një masë shtoni miellin me fryrësin. Brumin e shtroni me ndihmën e dy lugëve në tavë, hapni një gropëz në mes dhe shtoni reçel, vendosni anash reçelit fletët e mollëve duke i ngjeshur te brumi. Piqini për 20 minuta me 180 gradë dhe shërbejini me sheqer pluhur dhe lëng portokalli. Ju bëfshin mirë dhe e paçit fundjavën sa më të bukur!