Përbërësit
- 500 gr miell (për kek me shije limoni, paketë mielli e gatshme)
- 2 vezë
- 1/3 filxhan vaj vegjetal
- 1 lugë çaji ekstrakt limoni
- 1/3 filxhan sheqer(industrial)
Përgatitja
Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. Hedhim përzierjen e kekut (miellin) në një tas të madh.
Përziejmë me të vezët, vajin dhe ekstraktin e limonit. I trazojmë derisa të përziehen mirë.
Hedhim një lugë çaji plot me brumë në një tas me sheqer pluhur. Kështu bëjmë me të gjithë brumin. Rrotullojmë brumin rreth sheqerit derisa të mbulohet lehtë me sheqer.
Pasi të jetë sheqerosur i gjithë brumi (biskotat), i vemë ato në një fletë gatimi pa yndyrë.
I pjekim për 6 deri në 9 minuta në furrën e nxehur që më parë. Anash, biskotat do të kenë ngjyrë kafe ndërsa nga brenda do të jenë të buta./Mesazhi/