Biskota me banane, tërshërë dhe rrush të thatë

Biskotat janë një ndër ushqimet më të pëlqyera sidomos në stinën e dimrit, teksa i shoqëron me një filxhan çaji. Sot do ju tregojmë një recetë shumë të thjeshtë të biskotave me vetëm tre përbërës, që mund t’i përgatisni dhe t’i keni në shtëpi në çdo moment.

Përbërësit për 12 biskota:
1 filxhan banane të grira
3/4 filxhan me tërshërë
4 lugë rrush të thatë

Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në 180 gradë. Më pas në një enë përzieni mirë bananen dhe tërshërën derisa të bëhet një masë homogjene. Shtoni gjithashtu edhe rrushin e thatë. Më pas merrni një tepsi dhe mbi të shtroni një letër pjekjeje. Me një lugë të madhe krijoni formën e biskotave në tepsi dhe vendosini në furrën e parangrohur për 15 minuta. Pasi t’i keni nxjerrë nga furra është e rëndësishme të qëndrojnë disa minuta për t’u ftohur dhe më pas mund t’ i konsumoni sipas dëshirës.