Biskota, kos dhe fruta

Nësej u duhet një ëmbëlsirë e shpejtë me shije të ëmbël dhe pak kalori sapo keni gjetur të duhurën.

Torta me kos dhe fruta është një version më i lehtë dhe i freksët i tiramisusë tradicionale dhe mund të përgatitet nga kushdo.

Nuk kërkon që të përgatisni brumë, ta piqni apo të shtoni shumë përbërës.

Mund të themi se është receta perfekte për të ëmbëlsuar pas vaktet me familjen.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj torte.

Përbërësit

  • 125 gr fruta pylli
  • Lëngu i 1 limoni
  • 50 gr sheqer
  • 300 ml krem qumështi (pana për ëmbëlsira)
  • 80 gr sheqer pluhur
  • 250 gr kos
  • 20-25 biskota savoiardi
  • 50 ml Qumësht

Përgatitja

Po tek frutat shtoni edhe lëngun e limonit bashkë me sheqerin.

Pasi ta keni përfituar purenë, kullojeni atë që të largoni farat apo lëkurat që mund të kenë mbetur gjatë miksimit.

Në një tjetër enë të thellë shtoni kremin e qumështit për ëmbëlsira dhe sheqerin pluhur.

Përzieni me anë të një spatule, shtoni kosin dhe më pas vazhdoni përzierjen me rrahëset elektrike të vezëve.

Vazhdoni me përzierjen derisa të keni formuar një masë të trashë e kompakte.

Në fund shtoni purenë e frutave të pyllit që përgatitët më parë dhe i gjithë kremi do të përfitojë ngjyrën rozë të frutave të pyllit.

Ndërkohë lagni biskotat me qumësht në mënyrë që të zbuten paksa dhe gjysmën e kremit shtrojeni në një tavë qelqi.

Sipër vendosni biskotat një nga një dhe mbuloni sërish me krem, këtë praktike bëjeni me të paktën dy shtresa biskotash në mënyrë që të përfiotni një tortë të plotë.

Ruani pak krem për në fund për ta përhapur tek torta dhe sipas dëshirës shtoni edhe disa fruta të freskëta.

Futeni në frigorifer për të paktën dy ore e më pas shijojeni të freskët.