Bisedimet Rusi-SHBA për luftën në Ukrainë përfundojnë pas takimit 12-orësh në Arabinë Saudite

Takimi ruso-amerikan në kryeqytetin saudit Riad përfundoi sot pas më shumë se 12 orësh bisedime, sipas raportimeve të mediave, transmeton Anadolu.

Takimi ishte më i gjati në serinë e bisedimeve mes dy vendeve që nisën më 18 shkurt me një takim të ministrit të jashtëm të Rusisë dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Delegacioni rus dhe ai amerikan thuhet se kanë koordinuar një deklaratë të përbashkët të vendosur për publikim të martën.

Përpara takimit, Grigory Karasin, bashkëkryetar i delegacionit rus, shprehu shpresën se do të zgjidhin “të paktën një çështje”, megjithëse ai nuk pranoi të përmendte se cilën.

Në një deklaratë tjetër, ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, tha se takimi kishte për qëllim “kryesisht të përpunonte perspektivat për zbatimin e mundshëm të nismës së njohur në lidhje me sigurinë e lundrimit në Detin e Zi”, duke iu referuar nismës së drithërave të Detit të Zi në mes të luftës në Ukrainë.