Pala greke po shmag sërish zgjidhjen e çështjes me Qipron. Kështu ka deklaruar president i i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë zgjidhje pa Turqinë.
Gjatë një prononcimi për gazetarët pas faljes së të premtes në Stamboll, Erdogan u shpreh: Ne ua kemi bërë të qartë Qipros dhe Greqisë se nuk do të ketë zgjidhje të cështjes pa garancinë e Turqisë. Ne do të jenë aty përgjithmonë.
Duke folur një ditë pas dështimit të bisedimeve të Gjenevës, Erdogan tha se një tërheqje e plotë e trupave të Turqisë nga Qiproja e ndarë është “jashtë diskutimit”.
Shpresat e një bashkimi të mundshëm janë ringjallur pas bisedimeve ndërmjet qipriotëve turq dhe grekë në Gjenevë këtë javë.
Por një numër i konsiderueshëm pengesash mbeten sërish, përfshirë edhe çështjen e mbetjes së trupave turke në veri të Qipros pas ribashkimit.
Turqia ka rreth 30.000 trupa të stacionuara në veri të ishullit, praninë e të cilave Greqia e kundërshton.
Të premten, presidenti grek qipriot Nicos Anastasiades përsëriti thirrjen për largimin e turpave turke.
Të enjten, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u tha se diskutimet ishin “në një pikë kritike” dhe se tashmë do të jenë ekspertët teknike ata që do të vijojnë disutimet, të cilat kanë gjasa të nisin më 18 janar.