Ballina Artikuj Bisedë me qiriun!

Bisedë me qiriun!

Ishte një natë e errët, teksa po rrija në dhomë i shoqëruar me dritën e zbehtë të qiriuut. Ndjeja se ai po rënkonte, vaji i tij prekte dheun.

Fillova të bisedojë me të, mundohesha ta ngushllojë dhe të kuptojë se përse po qante, ashtu në heshtje jepte dritën e zbehtë dhe shkrihej në vete.

Se ç’ishte arsyeja e qajtjes, nxehtësia e flakës që e bënte të shkrihej apo ndoshta ndarja e dyellit të tij?! Vrisja mendjen ngase më lëndonte në shpirtë, rënkimi i tij…

Pasi tashmë isha dorëzuar nga hamendesimet, me zë të zbehur dhe duke iu drithur më tha: Është fitili!

Si të bëjka fitili të qash? pyeta plotë habi!

Po pra, ai fitili nuk është nga soji im. Dhe ky është shkaktari që më solli zjarrin, më bëri të digjem, të shkrihem, e të tretem në tërësi.

Heshtja mbulojë dhomën përsëri, e unë mendoja rreth fjalëve të qiriut dhe arsyjes së rënkimit të tij…

Dhe kështu, duke menduar kujtova fjala e Allahut xh.sh teksa tregon se sa prej nesh do të ankohemi në Ditën e Gjykimit se pse kemi marrë për shoqëri njerëz të gabuar, njerëz që nuk janë të sojit tonë, njerëz që kanë qëllime e vizione të gabuara.

“Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik!”25:28, e po ashtu edhe fjala e Profetit s.a.v.s që thotë se “Njeriu është në fenë e mikut të tij andaj bëni kujdes se kë merrni për mik!”

Pra, le të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e miqve tanë ngase edhe pse të pakët ata mund të jenë vrasësit, shkatërruesit dhe shkaktarët e devijimit dhe lajthitjes tonë. Ata mund të na bëjnë të pendohemi për gjatë gjithë jetës tonë.

E sot, kur e keqja ka mbuluar dheun dhe kur njerëzit e mirë pothuajse janë në zhdukje e sipër. Sot, më shumë se kurrë është bërë domosdoshmëri e kohës që të kemi kujdes në përzgjedhjen e tyre.

Tërhiqemi nga njerëz që janë në garë të ngjiten lartë. Kur arrijmë lartë së bashku me ta, tashmë jemi djegur gjatë rrugës.

Prekemi nga flaka e cila nuk na bënë më përshtypje. Duam të kthehemi, por rruga e kthimit është e vështirë, pasi ata poshtë më nuk na pranojnë, ndërsa ata më të cilët jemi ngjitur lartë nuk i duam më. Kështu vazhdojmë të digjemi mes largimit dhe pranimit.

Nuk mund të jetë shok i mirë ai që nuk të këshillon, ai që duke të parë tek digjesh aspak nuk reagon, ai që teksa të sheh duke lajthitur për vete tërhiqet e ty të le në llumin e baltës së mëkateve dhe aspak ndihmë nuk të ofron.

Eh, nuk është thënë kot se prej mirësisë më të madhe që i është dhënë njeriut, pas Islamit, është mirësia e shoqërisë së mirë.

Dr. Artan Musliu

Exit mobile version