Shoqëria e cila pranon të jetë viktimë e bisedave të pavlera ose debateve të kota shpeshher tregon nivel të ulët të diskursit publik dhe mendimit kritik.
Viktimë e debateve të pavlera bëhemi të gjithë ne duke e dëmtuar veten për:
● Humbjen e kohës
● Nxitjen e paragjykimit
● Përhapjen e thashethemeve
● Rënien në mëkate
● Ndërtimin e terenit të përshtatshëm për promovimin idiotëve dhe budallenjve.
● Uljen e devocionit.
Në debatin për ngjyrën e barit në mes tigrit dhe gomarit se a është i kaltër apo i gjelbërt, luani i dha të drejt gomarit. I dëshpëruar e pyeti tigri pse ky gjykim i padrejtë?
Luani iu përgjigj: “Çështja nuk është nëse bari është i kaltër apo i gjelbër, por pse ti e ke humbur kohën dhe dinjitetin tënd duke debatuar me një gomar, si dhe akoma ke ardhur tek unë për të kërkuar konfirmimin e diçkaje që tashmë e di se është e vërtetë!”
Largëpamësia e imamit të nderuar Shafiut, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Sa herë që nuk jam grindur me një dijetar e kemi arritur të vërtetën, ndërsa sa herë jam grindur me një injorant ai më ka mundur!”
Shkrimtari, poeti, romancieri gjermano amerikan Charles Bukowski kështu e definonte këtë problem :
“Problemi i kësaj bote është se njerëzit inteligjent janë plot dyshime, përderisa të marrët janë me plot vetëbesim”.
Vula profetike Muhamedi a. s. për mrekulli e zgjidh këtë çështje. Në një nga hadithet e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), thuhet: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të thotë fjalë të mira ose të heshtë.” (Buhariu dhe Muslimi). Ky hadith inkurajon që të flitet vetëm kur ka diçka të dobishme për të thënë, përndryshe, heshtja është më e vlefshme.
(Shkëputje nga ligjërata e ditës së xhuma)
Hoxhë Nexhmedin Ademi