SINKRONIZIMI CIRKADIAN
Personat të cilët kanë agjëruar rregullisht që nga fëmijëria, akomodohen më lehtë në kohë dhe hapësirë, duke qenë se janë ekspozuar ndaj ndryshmeve të cikleve gjumë-zgjim dhe dritë-errësirë në baza ditore gjatë një muaji hënor brenda vitit. Për këtë arsye, për persona të tillë mund të jetë më e lehtë për të sinkronizuar ritmin cirkadian (ritëm që e përsëritet për çdo 24 orë), bioritmin lunar-hënor dhe vjetor, edhe në kushte të vështira.
Për këtë arsye, pritet që personat të cilët agjërojnë rregullisht sfidohen më pak nga çrregullimet e modeleve të gjumit për shkak të udhëtimit nëpër zona kohore (jet lag) gjatë ndryshimit të ritmin cirkadian. Simptomet e jet lag përfshijnë ndjenjën gjumit gjatë ditës, mungesën e gjumit gjatë natës, ndjenjë të përgjithshme të plogështisë. Po ashtu problemet shëndetësore gjatë zhvendosjes së orarit të punës (ditë-natë) për punëtorët që praktikojnë agjërimin do të jenë minimale.
ORA BIOLOGJIKE CIRKADIANE
Në fakt, ora biologjike cirkadiane është e vendosur në qendrën e bërthamës së hipotalamusit, e cila përbëhet prej rreth 10.000 neuroneve, lokalizuar mbi kiazmat optike rreth 3 cm pas syve. Normalisht nevojiten e 1-2 orë/ditë për re-akomodim për t’u përshtatur një ndërrimi të vendit dhe orarit të punës. Megjithatë ka variacione individuale në shpejtësinë e re-sinkronizimit të orës biologjike. Personat të cilët rregullisht agjërojnë dhe të cilët kanë pasur trazim-ndryshim të ciklit zgjuar/fjetur në baza ditore brenda një muaji hënor gjatë vitit, munden më lehtë të përshtaten me kushtet e ndryshme gjatë udhëtimit ndërkombëtar. Po ashtu adaptohen më shpejtë duke kaluar zonat kohore ndërkontinentale dhe nuk vuajnë nga efektet e anësore të jet lag.
Ekziston korrelacion pozitiv në mes kohë-zgjatjes së agjërimit, dhe bio-ritmeve normale cirkadiane, për këtë arsye disa persona fillojnë agjërimin sporadik, apo edhe përgatitjen për muajin Ramazan gjatë muajit paraprak Shavval.
Llogaritet se, një periudhë tre javore është e nevojshme për t’u re-sinkronizuar në mesin e punëtorëve me orar të ndryshëm të punës, ndërsa problemet shëndetësore që fillimisht i kanë punëtorët, të personat agjërues do të jenë të papërfillshme, për arsye se proceset e sinkronizimi do të jenë më të shpejta, qoftë gjatë muajit Ramazan apo ndonjë kohe tjetër.
Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI