Kompania gjermane BioNTech do të kërkojë miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, e zhvilluar së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, për përdorim tek fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç, deklaroi shefi i kompanisë, Ozlem Tureci.
“Në javët e ardhshme, ne do t’i prezantojmë rezultatet e studimit tonë për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç tek autoritetet në të gjithë botën dhe do të kërkojmë miratimin për këtë vaksinë për këto grupmosha, përfshirë këtu Evropën”, theksoi Tureci.
Ai tha se kompania, me qendër në Mainz, Gjermania Perëndimore, ka filluar të përgatisë prodhimin e vaksinës për fëmijët, e cila është e njëjta që përdoret për të rriturit, por që do të jepet në doza më të vogla.
BioNTech aktualisht po vlerëson të dhënat për fëmijët më të vegjël duke filluar nga gjashtë muajsh, me rezultatet që do të dorëzohen deri në fund të vitit. /atsh