“Elon ka tonelata me para dhe është shumë i sofistikuar prandaj nuk shqetësohem se bitcoinët e tij një ditë humbin vlerë e një tjetër rriten.”
Themeluesi i Microsoft Bill Gates nuk ka investuar në Bitcoin tha gjatë një bisede në rrjetin social Clubhouse.
Gates i tha moderatorit Andrew Sorkin se preferon të investojë në kompani që bëjnë produkte duke cituar vaksinat e disa sëmundjeve.
Miliarderi nuk tha se nuk zgjedh të investojë në diçka duke nisur nga qëndrimi që kanë të tjerët. Në një intervistë të mëhershme ai diskutoi entuziazmin e Elon Musk për kriptomonedhën.
“Unë besoj se nëse keni më pak para se Elon Musk, duhet të qëndroni larg Bitcoin,” tha Gates.
“Elon ka tonelata me para dhe është shumë i sofistikuar prandaj nuk shqetësohem se bitcoinët e tij një ditë humbin vlerë e një tjetër rriten.”
Vlera e bitcoin u rrit me 50% menjëherë pas lajmit se Tesla ka blerë 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedhë dhe se planifikonte ta përdorte për pagesat.