Një foshnje e porsalindur ka fituar fluturim falas për tërë jetën, pasi ka lindur në aeroplan, në mes të fluturimit.
Foshnja e gjinisë mashkull ka lindur dje në një fluturim të Jet Airways që udhëtonte nga qyteti Dammam i Arabisë Saudite, për në Koçi të Indisë.
Fluturimi u transferua për në Mumbai, pasi nëna e foshnjes kishte filluar lindjen e parakohshme.
Falë veprimeve të shpejta të ekuipazhit dhe stafit të trajnuar në bord, foshnja ishte plotësisht e shëndetshme qysh në lindje.
Kjo shënon lindjen e parë në mes të fluturimit për kompaninë ajrore indiane, e cila u përgjigj duke i dhënë të porsalindurit bileta të udhëtimit falas për tërë jetën.
Më shumë se pesë fëmijë kanë lindur në fluturimet komerciale këtë vit, por jo të gjitha kompanitë u dhanë bebeve “biletën e artë”.
I vecantë është veprimi i ekuipazhit të Turkish Airlines, i cili ndihmoi një nënë teksa po udhëtonte për në Burkina Faso nga Cadi.
Foshnja e gjinisë vajzë lindi para kohe, në javën e 28, por Turkish Airlines tha se nëna dhe fëmija ishin të shëndetshëm pasi u dërguan në spital menjëherë pas zbritjes.
Turkish Airlines i dha foshnjes “tiketën e artë” por edhe u zotua se do ta financojë shkollimin e vajzës dhe do të kujdeset për nevojat financiare të saj për pjesën tjetër të jetës. /MESAZHI/