Carlo Ancelotti është pushuar nga puna si trajner i Bayern Munich, pas startit të dobët në këtë sezon, sipas Bild.
Gjigantët e Bundesligës janë në vendin e tretë në kampionat.
Ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve, ata u poshtëruan nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ku humbën 3-0.
Bayern edhe ne ndeshjet parasezonale ka pësuar humbje nga Arsenal, AC Milan, Inter Milan, Liverpool dhe Napoli.
Paraqitjet e dobëta ka bërë që Ancelotti të largohet pas vetëm një sezoni nga klubi.
Katër ndeshje me fitore, një humbje dhe një barazim në kampionat, kanë treguar se Ancelotti mund ta rrezikojë edhe titullin.
Edhe pas ndeshjes me PSG-në, Arjen Robben, kishte thënë se nuk qëndron prapa trajneri.