Shtatëdhjetë e shtatë persona humbën jetën në sulmin e djeshëm me bombë ndaj një kampi në Malin Verior, deklaroi sot zëdhënësi i armatës franceze.
Franca ndërmori një operacion ushtarak në Mali në vitin 2013 që t’i dëbojë grupacionet kryengritese që e kanë marrë kontrollin ndaj territoreve më të mëdha, një vit më parë.
Grupi militant Al Murabitun, i lidhur me degën afrikanoveriore të Al Kaedas, e mori përgjegjësinë për sulmin në Mali, në të cilin u lënduan edhe 115 persona.
Sulmi ndodhi në bazën ushtarake në qytetin Gao, ku janë sistemuar ushtarët e Malit dhe qindra ish-luftëtarë që kanë nënshkruar marrëveshjen paqësore me Qeverinë.