Bilanci i të lënduarve nga zhvillimet e djeshme në Maqedoni

Pas një situate dramatike, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia, njoftoi TV SHENJA.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

 Sipas komunikates së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.

Video/ Situata alarmante në Maqedoni, policia ndërhyn me “bomba” për të larguar turmën

Situata para Kuvendit të Maqedonisw vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit.

Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.

http-2f-2fcom-ft-imagepublish-prod-s3-amazonaws

Forcat policore të Maqedonisë kanë ndërhyrë në Kuvend, të cilët raportohet se kanë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa në këto momente nuk po mund të kontaktohet asnjë deputetë që gjendet brenda Kuvendit të Maqedonisë.

Edhe pse Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu deklaroi më parë se gjendja po vjen drejt kontrollit, mediat lokale raportojnë, se kaosi brenda Kuvendit të Maqedonisë është duke vazhduar, kurse drejt Shkupit janë nisur qytetarë nga qytete tjera të Maqedonisë.

KosovaPress ka tentuar të flas me disa nga deputetët që ndodhen brenda Kuvendit të Maqedonisë, por një gjë ë tillë ka qenë e pamundur, nuk dihet nëse valët telefonike janë bllokuar për arsye sigurie, apo telefonat e tyre nuk janë funksional për arsye tjera teknike.

Ndryshe situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.

Video/ Ja gjendja shëndetësore e deputeti shqiptar të plagosur në Maqedoni

Dyshohet se nga përleshja në Parlamentin maqedonas ka mbetur i plagosur edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

mpb-me-adi-penale-ndaj-ziadin-sel-euml-s-p-euml-r-keqp-euml-rdorim-t-euml-detyr-euml-s_hd

Sipas disa burimeve jozyrtare mësohet se është lënduar nga protestuesit edhe Sela.

Alsat-M raporton se Sela është nga ata që janë dëmtuar më shumë, ndërsa ka edhe gazetarë të lënduar.

Sipas informacioneve të fundit thuhet se Ziadin Sela është jashtë rrezikut për jetën.

serika-600x337 (1)

Video/ Situatë kaotike në Maqedoni, në Kuvend vazhdon ngujimi

Vazhdon gjendja e rëndë në ambijentet e Parlamentit maqedon.

fhgfhj-650x358

Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë e sigurte që të dalin.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert duke hyre aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë.

Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve

Video/ Çfarë po ndodh në Maqedoni? Ja si protestuesit sulmojnë deputetët në Parlament
Vazhdon të rritet numri i protestuesve, ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytarëve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Ndërkohë në në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Protestat shperthyen pas votimit nga shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, për kryetar Kuvendi ku u zgjedh, Talat Xhaferi.

Ai është zgjedhur kryeparlamentar i Maqedonisë në një senacë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit.

Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit kanë hyrë brenda Parlamentit. Gjatë këtyre ditëve, në Maqedoni është përfolur rreziku i një lufte civile për shkak të krizës së thellë ku ndodhet vendi fqinj.