Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bilanci i viktimave në Gaza arrin në 51,000

Bilanci i viktimave në Gaza arrin në 51,000

Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 69 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, thuhet se “një numër viktimash ndodhen ende nën rrënoja dhe nëpër rrugë, të paarritshëm nga ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile”.

Sipas të njëjtës ministri, që nga thyerja e armëpushimit më 18 mars, numri i të vrarëve ka arritur në 1,630 dhe ai i të plagosurve në 4,302.

Në total, që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës, janë vrarë të paktën 51,000 palestinezë dhe janë plagosur 116,343 persona.

Exit mobile version