Janë bërë dhjetë muaj që Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj periudhe mbi 1 mijë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Që nga 13 marsi 2020 kur u paraqit rasti i parë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 523 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Përveç numrit të lartë të rasteve, deri më sot në Kosovë janë shënuar edhe një numër i madh i rasteve të vdekjes nga ky virus, aktualisht kemi 1 mijë e 375 raste të vdekjeve.
Kujtojmë se për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka marrë një sërë masash.
Aktualisht në fuqi janë masat të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e lokaleve të gastronomisë, varësisht zonës që gjenden qytetet, sipas numrit të të infektuarve gjatë një jave.