Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 241 raste aktive

Kosova ka 241 raste aktive me koronavirus.

Kosova ka shënuar 19 raste të reja me sëmundjen COVID-19 duke e çuar numrin në total të të prekurve në 1,142 persona, ku prej tyre tashmë të shëruar janë 871 raste, ndërsa 30 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 241 raste aktive, ku një numër i ulët i tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Numri i testimeve tashmë ka kaluar 15.500 persona, ndërsa IKSHPK thotë se vijon të mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.