4,894,278 raste infektimi dhe 320,189 të vdekur regjistrohen aktualisht në boë, që nga fillimi i pandemisë.
Ndër këto raste, të paktën 1,909,233 sot konsiderohen të shëruar. Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 719 vdekje të reja dhe 77 737 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 667 Brazili me 485 dhe Britania e Madhe me 160. Kina. përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos regjistroi gjithsej 82 954 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 238 të shëruar. 7 raste të reja infektimi u njoftuan midis të dielës dhe të hënës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 496 509 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 89 874 vdekje dhe 272 265 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 34 796 vdekje për 246 406 raste, Italia me 32 007 vdekje për 225 886 raste Franca me 28 239 vdekje për 179 938 raste dhe Spanja me 27 709 të vdekur për 231 606 raste./tch