Kryetari i Lëvizje BESA, Bilall Kasami, para mediave tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë ë lirshëm. Ai tha se fituan shqiptarët dhe humbi BDI-ja duke shtuar se edhe përkundër presionit të madh nga funksionarët e BDI-së dhe shqiptarët arritën të “votojnë për opsionin i cili ishte opsion i shqiptarëve të Maqedonisë”.
“Sipas rezultateve të cilët i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore një dhe dy, dhe sipas asaj që i kemi edhe pse nuk janë numëruara të gjitha në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Vërtet që paraqitje në skenën politike të BESË dhe veçanërisht si rezultat i një pune të palodhshme të aktivistëve të BESËS, do të potencoj rinin e mrekullueshme të saj, sot fituan shqiptarë e Maqedonisë, prandaj më lejoni të falenderoi rininë dhe aktivistët e saj për këtë fitore”, tha Bilall Kasami.
Ai shtoi se koalicioni Rilindje me BESË, në mes BESË dhe RDK ishte një ofertë e re politike e cila freskoi skenën politike në Maqedoni.
“Edhe përkundër dështimit të skajshëm të BDI-së shqiptarëve ju dha mundësi që të votojnë një opsion shqiptarë. Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen në frymë e re dhe do të kenë përfaqësimin në institucionet e këtij shteti dhe do të jenë krenarë për përfaqësuesit në këto institucione”, tha Kasmi, raporton SHENJA.
Ai falënderoi PDSH për përkrahjen për BESËN dhe koalicionin “Rilindje me BESË”.
I pyetur për parregullsitë e shumta, Kasami tha se sipas të gjitha informatave që vijnë nga tereni, zgjedhjet kanë kaluar me shumë probleme. “Ka qenë e vështirë që të mbrojmë votën e shqiptarëve ashtu siç do të kishim mbrojtur po të kishim qenë pjesë e komisioneve”, tha Kasami, duke shtuar se koalicioni “Rilindje me Besë” do të procedojnë ankesat deri në fund dhe do kërkojmë që çdo votë e mohuar të rikthehet. /SHENJA/