BIK-u reagon ndaj sulmit në Francë: Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunën e tmerret

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit në Nice të Francës, që la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK-u ka thënë se sulmi i djeshëm është akt i neveritshëm, terrorist, që ka për qëllim frikësimin dhe atakimin e vlerave humane e njerëzore.

Sipas BIK, marrja e jetës së njeriut si dhe atakimi i objekteve fetare, janë veprim që bien ndesh me parimet e feve dhe mësimet e pejgamberëve.

“Fetë nuk kanë për qëllim përplasjet, dhunë e tmerret por kanë për qëllim udhëzimin dhe fisnikërimin e popujve dhe shoqërive tona”, thuhet në postimin e BIK’ut.